Dalin te tjera detaje nga hetimet per dosjen Habilaj ne Shqiperi. Sot paradite u mesua se deputetja e PS qe kishte shkuar ne Prokurori per te deshmuar ishte Elona Gjebrea.
Por mediat shkruajne sot se Gjebrea ka udhëtuar me makinën e Saimir Tahirit qe ua kishte shitur kusherinjve Habilaj, në Gusht të vitit 2014.
Ne fashikullin qe ka ne dore organi i akuzes, thuhet se ish–zëvendësministrja e Brendshme ka udhëtuar më datë 8 Gusht të vitit 2014 nga porti Sarandës për në Greqi dhe ka qene e shoqëruar me shefin e saj në atë kohë, Saimir Tahirin.
Por sipas Prokurorisë, në datën 16 Gusht, Tahiri dhe Gjebrea, jane kthyer në Shqipëri nga Greqia, po nëpërmjet Sarandës, me Audin që Tahiri u kishte shitur Habilajve.
Po në të njëjtën ditë me traget kthehet nga Greqia, Artan Habilaj.
Paraditen e sotme, deputetja ne nje prononci, mohoi të ishte paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Renda, por u shpreh e gatshme të paraqitej nëse do të thirrej.
Diskutime rreth kësaj post