Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e Kurban Bajramit ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç dhe Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale mësohet se presidenti Erdoğan, në ditën e parë të Kurban Bajramit ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç dhe Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al Thani.
Në bisedat e zhvilluara me qëllim urimi thuhet se janë shprehur dëshirat që Kurban Bajrami të jetë i dobishëm kryesisht për botën islame dhe për gjithë njerëzimin.
Diskutime rreth kësaj post