Gatimi i përditshëm nuk është gjithmonë i lehtë, veçanërisht nëse keni një punë të vështirë dhe shumë përgjegjësi të përditshme. Prandaj, gatimi i një pjese të madhe të një pjatw dhe ruajtja e ushqimit në një kon për ta konsumuar atë një ditë tjetër, është një zgjidhje praktike dhe e zgjuar për këtë problem. Sidoqoftë, ka disa raste në të cilat do të ishte më mirë ta shmangni atë.
Ekspertët e ushqimit, thonë se cilat ushqime duhet të shmangni për t’i ruajtur për t’i ngrohur dhe për t’i ngrënë ditën tjetër, dhe pse:
Midhjet
Shumica e butakëve duhet të hahen menjëherë pas gatimit, me përjashtim të karkalecave. Por konsumimi i midhjeve pasi i keni ngrohur në mikrovalë, është një ide e keqe, dhe ato mund të krijojnë një erë shumë të pakëndshme.
Peshku i bardhë
Ngrohja në mikrovalë, do ta bëjë këtë ushqim elastik dhe jo aq të hollë sa ishte në fillim kur ishte i freskët.
Cremé Brulee
Ky është një shembull klasik i një ëmbëlsire që vërtetë nuk mbahet mirë në frigorifer. Çdo gjë me një strukturë krokante nuk do të jetë e njëjtë pas ekspozimit ndaj ajrit të freskët dhe të lagësht.
Vezë
Ndërsa vezët me siguri mund të bëhen paraprakisht, ngrohja e tyre në mikrovalë është e rrezikshme sepse ato duhet të arrijnë temperaturën e brendshme të duhur para se të mund të hahen. Nëse keni nevojë të ruani vezët e mbetura, është mirë t’i ngrohni në furrë, por mos i ngrohni vezët që janë lënë jashtë për më shumë se dy orë.
Spinaq, panxhar dhe selino
Kjo treshe përbërësish janë disa nga më të shëndetshmit në këtë listë, por edhe më të rrezikshmet. Ekspozimi ndaj nxehtësisë për herë të dytë mund t’i bëjë ata të lëshojnë është e dëmshme.
Diskutime rreth kësaj post