Viti që sapo u mbyll ishte një vit shumë i vështirë në të gjitha aspektet, një sfidë e pa provuar dhe as e përfytyruar më parë nga secili prej nesh. Të gjithë e dimë tashme që nuk mund të kesh ekonomi të qendrushme në një shoqëri të sëmurë dhe për pasojë as punësim dhe treg pune në rritje në kushte të tilla.
Sipas revistës ‘Monitor’, në 2021 profesionet që pritet të kërkohen dhe të paguhen më shumë në Shqipëri janë:
1. Ndërtimi. Inxhiner ndërtimi, konstruktorë, teknik, hekurlidhës mjeshtër, hekurlidhes punëtorë, muratorë, punetorë gipsi, elektriçistë, hidraulikë, etj. Rritja në këtë të sektor vazhdon për shkak të rindërtimit dhe punëve publike.
2. Teknologjia e informacionit. Zhvillues, mirëmbajtës rrjeti, siguri informatike, etj. Rritja në këtë sektor është kërkese e kohës që çdo biznes ka, por edhe kërkesa nga jashtë për specialist të këtij sektori është ende e qendrueshme.
3. Kujdesi shëndetësor. Mjekë, infermierë, terapistë, laborantë, inxhinierë, etj. Situata aktuale dhe kërksa nga jashtë janë faktorët kryesorë që ndikojnë rritjen në këtë sektor.
4. Puna në largësi. Tele-operatorët, rezervues online, hedhës të dhënash, kujdesi ndaj klientit nëpëmjet kanaleve dixhitale, etj. Ky sektor do të njohë rritje kryesisht për shkak të kërkesës nga jashtë, ku mbizotëron kërkesa nga Italia dhe pavarësisht rritjes së pagave në këtë sektor, përsëri mbetemi shumë konkurues në tregun e punës në krahasim me vendet perëndime. Njëkohësisht pritet rritje edhe nga bizneset vendase si një mënyrë e mirë alternative për të përmirësuar biznesin.
Bazuar në Sondazhin e Pagave dhe Përfitimeve në vitin 2020 ku morën pjesë 23 kompani nga Shqipëria dhe 14 kompani nga Kosova, buxhetimi i rritjes së pagave për vitin 2021 është parashikuar që të jetë nga 2% në 10%. Vlen të theksohet se në këta sektorë priten edhe rishikime tërësore pagash nga 19% në 23%.
Diskutime rreth kësaj post