Një studim i bërë mbi femrat që cilat kryejnë shpesh marrëdhënie seksuale ka dalë në përfundimin se 3% e fermave janë hiperseksuale dhe të varura nga seksi.
Kërkuesit gjermanë kanë dalë në përfundimin se problemet me seksin mund të lidhen me shpeshtinë e masturbimit dhe ekspozimin e madh ndaj materialeve pornografike.
Pjesa më e madhe e femrave që janë marrë në vëzhgim kanë qenë studente dhe nxënëse në kolegj. Sipas zëdhënësve të University Medical Center Hamburg-Eppendorf, Hamburg, të anketuarat i janë përgjigjur 19 pyetjeve rreth shpeshtisë që i duhet një personi për të kryer marrëdhënie seksuale, në mënyrë që të shmangë problemet emocionale.
“Shpeshtia e masturbimit, përdorimi i madh i materialeve pornografike dhe numri i madh i partnerëve ishin të lidhura me hiperseksualitetin e femrave, sipas matjes së bërë nga HBI. Binin në sy ato femra tw cilat kryenin marrëdhënie seksuale me partnerë të cilët nuk i njihnin, vetëm për kënaqësinë e tyre”, janë shprehur shkencëtarët që realizuan kërkimin.
Mjekët u kanë këshilluar këtyre femrave kujdes për veten e tyre dhe pse jo, edhe një konsultim me një psikolog apo specialist të seksualitetit, në të gjitha ato raste që ka qenë e nevojshme.
Diskutime rreth kësaj post