I arrestuari Todd Kohlhepp, të cilit iu gjet në pronën e tij një grua e lidhur me zinxhirë si një qen, në Karolinën e Jugut, ka pranuar se ka kryer shtatë vrasje.
Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i policisë, shkruan BBC.
Kohlhepp, i ka thënë autoriteteve të shtunën se ai ishte përgjegjës për vdekjen e katër njerëzve në vitin 2003. Duke shtuar se ai kishte varrosur dhe dy viktima të tjera në pronën e tij të banimit.
Kjo vjen pas zbulimit të një viktime të premten që e lëm pas.
45 vjeçari, është arrestuar të enjten derisa policia gjeti një grua në pronën e tij, e cila ishte lidhur me zinxhirë.
Gruaja në fjalë ishte shpallur e zhdukur bashkë me të dashurin e saj që nga fundi i muajit gusht.
Diskutime rreth kësaj post