Gazetari Ramiz Lushaj ka nxjerrë nga arkiva një shkrim të “Zërit të Rinisë”, botuar më 30 qershor të 1990-s.
Në shkrimin me titullin “Në pritje të së nesërmes” flitet edhe për Argita Berishën, atëhere nxënëse në gjimnazin “Qemal Stafa”.
Ja çfarë shkruhet në shkrimin me autor Erind Pajo:
“…Dhe pastaj Aida (Zeneli) të përmend emra maturantësh si Alban Hasanhoxha, Edvin Prifti, Argita Berisha etj, që vazhdimisht janë dalluar mes shokëve për nivelin e lartë të njohurive, të dijeve. Ata janë edhe fitues të vendeve kryesore në olimpiadat e shkencave ekzakte për këtë vit dhe për vitet e kaluara.
Të bën përshtypje fakti se Argita, pavarësisht se zuri vendin e tretë në olimpiadën e kimisë, ka kërkuar të vazhdojë studimet në një nga degët e fakultetit të filologjisë.
E takon atë dhe sheh se ke të bësh me një të re me njohuri dhe pasione të mëdha, jo vetëm për shkencat ekzakte, por edhe për ato shoqërore.
-Historia më tërheq shumë, thota ajo, por gjatë viteve të shkollës kam punuar mjaft edhe në shkencat ekzakte. Sivjet u futa në olimpiadën e kimisë jo me ambicien për të zënë ndonjë vend, por më tepër për të provuar veten, për të provuar se ç’isha e zonja të arrija.
Kjo është tepër domethenëse: pasionet për degë të veçanta nuk e bëjnë të talentuarin të ndjehet inferior në degët e tjera, apo t’i shoh ato me nënvleftësim. Përkundrazi edhe aty ai që është i zoti arrin rezultate… “
Diskutime rreth kësaj post