Cila klishe e rezymesë është më e çuditshmja që mund të lexohet? Sipas revistës Time: “Njohës dhe përdorues i mirë i paketës Microsoft Office.”
Ky varg i fjalëve në dukje të parrezikshme, që në përgjithësi përdoret për të mbushur rezymenë, është një element i tepërt.
Mbushja e rezymesë tuaj me “aftësi” të përbashkëta me të gjithë që kanë një punë zyre e sinjalizon punëdhënësin që në fakt nuk keni ndonjë aftësi.
“Në vitin 2018, nëse po përpiqesh të gjesh një punë, supozohet se ti ke njohuri në përdorimin e kompjuterit. Nëse një person të thotë seriozisht se një nga aftësitë e tij më të mira është përdorimi i paketës Microsoft Office, pse mos të shtojë dhe përdorimin e shkëlqyer të thikës dhe pirunit?
Mos e listoni Microsoft Word në rezyme. Pikë.
E vetmja gjë më e keqe sesa përdorimi i “Paketës Microsoft Office” është aftësia për të përdorur “Microsoft Word”.
Ju e shkruani CV’në tuaj duke përdorur një softuer të përpunimit të fjalëve, apo jo? Kjo tregon se ju keni një njohuri bazë të mjetit më të njohur të shkrimit. Nuk është nevoja të tërhiqni vëmendjen me një program që dhe nxënësit në 9 vjeçare janë të aftë ta përdorin.
“Listimi i Microsoft Word si një aftësi duhet të hiqet nga çdo CV,” thotë Andrew Selepak, ekspert i komunikimit dhe profesor në Universitetin e Floridës.
“Ju nuk do të listoni aftësinë e shkrimit në një CV që tashmë e keni shkruar. Nëse keni shtrënguar dorën me dikë gjatë një interviste për punë, ju nuk do t’u thoni atyre se një nga aftësitë tuaja më të mëdha është aftësia për të shtrënguar duart. ”
“Vendoseni veten në mendjen e rekrutuesit”, thotë Ben Guez, themelues i një agjencie marketingu, Laxir.
“Mendoni, cila aftësi do të jetë e dobishme për pozicionin? Nëse unë jam duke kërkuar për një marketer dixhital unë dua të shoh ‘Google Adwords’, ‘Facebook Ads’, dhe ‘media sociale.’”
“Askujt nuk intereson nëse jeni shumë të aftë në PowerPoint … Kjo nuk do të sjellë vlerë për kompaninë.”
Diskutime rreth kësaj post