Gazetari Ilir Kadia ka treguar një moment interesant nga politika shqiptare ndër vite. Në ditëlindjen e Fatos Nanos, Kadia ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, një bisedë me Majkon në studion e BBC mbi ndryshimin mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.
Postimi i gazetarit:
“Majko, Nano dhe Rama! E pyeta Pandeli Majkon, jashtë mikrofonit, por në studion e BBC-së 10 vjet më parë, se cili ishte ndryshimi mes Nanos kryetar partie dhe Edi Ramës tani kryetar i PS. Më tha se do më jepte të njëjtën përgjigje që i kish dhënë Edi Ramës, kur i kish bërë të njëjtën pyetje. “I thashë Ramës”,-tha Majko,-se “Nano ishte një fëmijë me sjellje djallëzore,ndërsa ti je një djall me sjellje fëminore!” Dhe qeshte Majko atëherë!”
Diskutime rreth kësaj post