Përdorimi i telefonit gjatë fluturimit ka ngjallur gjithmonë debat edhe pse për disa persona kjo gjë është e pa kuptueshme duke shprehur pakënaqësinë e tyre.
Pse stjuardesat ju kërkojnë para çdo fluturimi të kaloni telefonat në airplane? Çfarë ndodh nëse ju nuk zbatoni udhëzimet?
Arsyeja pse sapo hipni në avion ju kërkohet të fikni telefonin tuaj apo ta kaloni në airplane mode është për faktin se kur jeni më shumë se 10,00 këmbë në ajër sinjali i telefoni tuaj celular kalon jashtë kullave dhe dërgon sinjal edhe më të fortë.
Kjo mund të pengojë rrjetet në terren, dhe kjo është dhe arsyeja por nuk ka ndodhur kurrë që një telefon celular vetëm se është i pa fikur të shkaktojë rrëzimin e një avioni.
“Nuk ka të bëjë me faktin që telefoni juaj celular mund të rrëzojë avionin. Çështja është se valët ndërhyjnë në aeroplan duke i shkaktuar më shumë punë pilotëve gjatë fazave kritike të fluturimit, psh në fazën e ngritjes apo uljes së avionit, pasi këto janë dy fazat më të rëndësishme që kërkojnë përqendrim të lartë nga pilotët”,- shprehet ish inxhinieri i Boeing Kenny Kirchoff.
Por, me avancimin e teknologjisë modern këto rreziqe po bëhen gjithnjë e më të vogla.
Madje, në vitin 2014, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit tha se pajisjet elektronike nuk paraqesin rrezik sigurie, megjithatë kjo ngelej në dorën e linjës ajrore për të thënë nëse sistemet e tyre preken apo jo nga sinjalet e telefonave celularë.
Diskutime rreth kësaj post