Mbrëmjen e 25 majit, në një përballje kokë më kokë fillimisht me Romeon dhe më pas me Julianin, Egla Ceno u shpall zyrtarisht fituesja e Big Brother Vip3.
Mes emocioneve të shumta, Egla ka dhënë disa rrëfime ekskluzive që në momentet e para që është shpallur si fituese e edicionit të tretë të një prej programve që ka thyer rekorde shikueshmërie.
Një ndër momentet e shumta që është komentuar në media, ka qenë takimi i parë i Eglës me nënën e saj pasi u shpall fituese. Aktorja shihet më e lumtur se kurrë më parë teksa përqafon fort nënën e saj dhe e emocionuar i thotë: “Hë mi ma, e pe mi?”
Nga ana tjetër, nëna e Eglës, i është përgjigjur: “Bashkë me të gjithë këta”, teksa ka përqafuar të bijën.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post