Ndonëse ishte në arrati Zykaj nuk hezitoi të përdorte edhe rrjetet sociale. Vetëm pak minuta para se të binte në prangat e policisë ai ka bërë një koment për kryeministrin Rama.
24 vjeçari qëndroi gjatë gjithë natës në arrati, ndërsa forca të shumta policie ishin në kërkim të tij. Kapja e tij zgjati shumë, pasi sipas policisë autori e njihte mirë terrenin në fshat. Operacioni policor u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Ndërsa mbrëmë në Selenicë ishte edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“O Edi Rama a më gjen dot ku jam?”, ka shkruar ai me ironi në një koment.
Diskutime rreth kësaj post