I akuzuari për vrasjen e komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku nuk ka pranuar të thotë asgjë.
Prokurori i çështjes tha në gjyq, se zbulimi i ngjarjes dhe këtij personi si autor i dyshuar i vrasjes, është bërë nga analiza e kamerave të sigurisë, ku është vërejtur largimi i personit të dyshuar nga vendi i ngjarjes.
Ai tha se janë ndjekur kamerat biznes pas biznesi deri te sheshi Willson dhe aty është parë që Mikeli ka hequr bluzën dhe e ka hedhur në kosh, e cila më pas është gjetur nga ekspertët.
Ka qenë pikërisht ADN-ja në xhepat e bluzës sportive që ka lënë në kosh autori, e cila ka zbardhur identitetin e tij.
Nga pamjet e kamerave është parë që autori ecën me duart në xhepa në bluzë.
Ekspertët e kanë shpërndarë profilin e ADN dhe ka reaguar Interpol Berna e Zvicrës, që ka pasur një të shoqëruar me këtë profil gjenetik.
Diskutime rreth kësaj post