Ja çfarë duhet të konsumoni para dhe pas stërvitjes
Të gjithë e dimë se kombinimi i një diete të balancuar dhe të shëndetshme me ushtrim të rregullt fizik është i mirë për trupin dhe shëndetin. Gjithsesi, nëse po planifikoni të humbisni disa kilogramë, duhet të dini që disa ushqime promovojnë më shumë rënien në peshë se të tjerat.
Instruktori i famshëm Russell Bateman, që ndjek regjimin fizik të shumë personaliteteve, si Ellie Goulding apo Suki Waterhouse, ka zbuluar për Independent ushtrimet më të mira që duhet të konsumohen para dhe pas ushtrimeve fizike. Ja çfarë rekomandon Bateman:
Pas se të kryeni stërvitje ose të shkoni në palestër, instruktori rekomandon që të konsumoni një grusht me ara dhe një kafe ekspres; kafeina stimulon sistemin qendror nervor dhe rrit energjinë.
Shumë dietologë përdorin vetëm të bardhën e vezës kur gatuajnë, duke qenë se e kuqja është më e yndyrshme. Ndërsa Bteman sugjeron që të konsumoni të gjithë vezë para stërvitjes.
Pas stërvitjes ai rekomandon proteinat që merren në formë lëngjesh janë më të mira që të konsumohen pas stërvitjes, pasi treten më shpejtë. Po ashtu, Salmoni është një nga ushqimet më të mira që mund të hani, thotë Bateman, sidomos nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të mbani trupin në formë.
Bashkë me salmonin mund të konsumoni perime me gjethe jeshile, si lakër jeshile, brokoli, spinaq etj.Këto perime janë me zero kalori dhe të pasura me minerale dhe enzima që ndihmojnë të bini në peshë dhe të ndiheni mirë.
Diskutime rreth kësaj post