Parlamenti dhe politika shqiptare, madje dhe mediat e pozicionuara pranë krahëve politikë shqiptarë, prej 22 vjetësh janë kthyer dhe në “gjendje civile” e emrave të dytë të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, ne lidhje me ish-të kaluarën e tyre si ish-spiunë të sigurimit famëkeq të shtetit të diktaturës komuniste shqiptare.
Nga të dy krahët e politikës, gjatë debateve në Parlament janë përmendur lista me pseudonime ish-spiunësh, duke mos lënë jashtë kësaj liste pseudonimesh as krerët e lartë të shtetit e të pushtetit, madje edhe vetë kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit aktual.
Faktikisht, edhe pse në këto 25 vite nuk janë hapur dosjet e zeza të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, nuk ka asnjë dyshim tashmë, që shumë prej figurave politike e qeverisëse në Shqipëri, por dhe të krejt strukturave të tjera qëndrore e lokale të shtetit, janë kontingjente të ish-sigurimit të shtetit në pozicionin e spiunit.
Në dosjet sekrete të sigurimit, figurojnë pseudonime politikanësh e qeveritarësh të lartë me nofka të tilla “Profesori”, “Inxhinieri”, “Parafabrikati”, “Sqepi”, “Çiftelia””Cigarja”, “Dizenjatorja”, “Financieri etj, etj. Pseudonimet që përfliten dhe publikohen në çdo seancë parlamentare prej palëve politike kur ndizet lufta personale mes grupeve e individëve, u përkasin personave konkretë që tashmë janë ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë. Madje edhe kryeministrit Berisha i përmenden shpesh pseudonimet e tij si ish-spiun sigurimi “Medicina” e “Penicilina”. /www.Lajme.al
Ja 70 pseudonimet e përmendura këto 22 vite në parlament
1. Medicina
2. Penicilina
3. Qukapiku
4. Inxhinieri
5. Çiftelia
6. Çorapja
7. Qepa
8. Kodrina
9. Dizenjatorja
10. Financieri
11. Drita
12. Stilografi
13. I vogli
14. Alfons Ballshi
15. Raketa
16. Profesori
17. Shkrimtari
18. Dragoi
19. Cigarja
20. Livadhi
21. Dëbora e re
22. Furtuna
23. Luftëtari
24. Snajperi
25. Proletari
26. Intelektuali
27. Sqepi
28. Doku
29. Bozhuri
30. Plepi
31. Parafabrikati
32. Kitara
33. Ushtari
34. Gjeli
35. Grepi
36. Shishja e qumështit
37. Serbi
38. Çiklisti
39. Fryma
40. Vesa
41. Greku
42. Malësori
43. Tigri
44. Vinçi
45. Sapuni
46. Diplomati
47. Poeti
48. Urithi
49. Pëllumbi
50. Stuhia
51. Kastori
52. Ekspertja
53. Oxhaku
54. Bredhi
55. Iriqi
56. Komshiu
57. Osumi
58. Komandanti
59. Vigjilenti
60. Trimi
61. Kalaja
62. Fshatari
63. Rruga
64. Magazinieri
65. Nata
66. Dallga
67. Kominoshja
68. Dallga
69. Piktori
70. Xhuxhi
Diskutime rreth kësaj post