Ushtria e Izraelit sot ka rrëzuar një raketë të spiunimit të prodhimit rus, mbi Rrafshnaltën e Golanit, tha armata izraelite.
“Është e qartë se ishte e prodhimit rus dhe i takonte regjimit të Sirisë”, tha zëdhënësi ushtarak, Jonathan Conricus.
Raportohet se ushtria e Izraelit nuk ka dhënë ndonjë dëshmi të menjëhershme se raketa ishte e prodhimit rus ose se i takonte Sirisë.
Sistemi raketor tokë-ajër, Patriot, është i prodhimit të Shteteve të Bashkuara.
Izraeli e ka marrë kontrollin e Rrafshnaltës së Golanit në luftën e vitit 1967. Siria kërkon kthimin e saj.
Gjatë luftës civile në Siri, një numër i raketave ka rënë në hapësirat e kontrolluara nga Izraeli.
Diskutime rreth kësaj post