Izraeli pritet të goditet nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.5 të shkallës Rihter në vitet e ardhshme, duke shkaktuar qindra viktima, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga studiues të Universitetit Tel Aviv, raporton The Jerusalem Post.
Gjatë vitit 2010 u vendos një platfomë në qendër të Detit të Vdekur, e cila filloi të shponte në një thellësi prej qindra metrash, një analizë e cila studion shtratin e detit.
Në bazë të saj, studiuesit zbuluan një model ciklik, pasi tërmete të tilla shkatërruese godasin rajonin çdo 130 deri në 150 vite – por ka pasur raste në histori kur periudha kohore midis një tërmeti dhe një tjetri ishte vetëm disa dekada.
Sipas studimit duke pasur parasysh që tërmeti i fundit që goditi rajonin ishte 93 vite më parë, një tjetër tërmet mund të godasë rajonin në të ardhmen e afërt: në vitet ose dekadat e ardhshme.
Tërmeti i fundit me një madhësi të tillë u ndie në luginën e Detit të Vdekur në vitin 1927, duke shkaktuar viktima dhe dëmtime në disa qytete kryesore, duke përfshirë kryeqytetin e Jordanit Amman, Jeruzalemin, Betlehemin dhe Jafa.
“Sipas tërmetit të fundit, e cili është prova më e mirë që kemi, rreth 250 njerëz vdiqën në Jeruzalem, Betlehem, Aman dhe Jeriko,” tha Marco.
“Pra, nëse e krahasojmë atë me numrin e njerëzve që banojnë në këto qytete sot, 100 vite më vonë, popullsia është rritur dy deri në tre herë më shumë,” tha ai. “Kjo do të thotë se numri i viktimave do të jetë dy deri në tre herë më shumë, për të mos përmendur dëmet masive në infrastrukturë .
“Nuk dua të shkaktoj panik,” përfundoi Marco, “por ne po jetojmë në një periudhë tektonikisht aktive.
“Mund të ndodhë në dhjetë vite ose në disa dekada -por mund të jetë edhe javën e ardhshme,” paralajmëroi ai, “dhe ne duhet të jemi vazhdimisht të përgatitur për diçka të tillë.”
Diskutime rreth kësaj post