Ushtria izraelite njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se forcat e saj po kryejnë një operacion të “shënjestruar” preciz kundër militantëve të lëvizjes islamike palestineze Hamas në Al Shifa, spitali më i madh në Rripin e Gazës. Bastisja mund të “zgjerohet” në orët e ardhshme, tha një zyrtar izraelit.
Në të njëjtën kohë, mediat izraelite zbulojnë se janë gjetur armë gjatë operacionit në spitalin Al Shifa, por nuk ka të dhëna se brenda tij mbahen pengje. Megjithatë, ushtria beson se mund të gjenden prova që do të tregonin vendndodhjen e disa prej pengjeve.
“Bastisja ka nisur në përmasa të vogla dhe do të zgjerohet sipas nevojave”, tha zyrtari. Sipas tij, arsyetimi i Izraelit ishte se ai do të kryente pushtimin e Al Shifas vetëm kur të dinte saktësisht se çfarë kishte atje dhe ku. “E njëjta gjë ndodhi edhe me bastisjen e spitalit Raidisi, që ndodhi vetëm kur zbuluam saktësisht se çfarë fshihej në bodrumin e tij”.
Diskutime rreth kësaj post