I dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, Izet Haxhia pritet të mbërrijë sonte në Tiranë.
Burime policore bëjnë të ditur se Haxhia do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 20:00 dhe më pas do të shoqërohet në ambientet e burgut Nr. 313.
Ish-shoqëruesi i Sali Berishës u vetëdorëzua në policinë turke pak ditë më parë, për t’u ekstraduar më pas në Shqipëri.
Dëshmitë e tij pritet të hapin hetimet për disa çështje të rëndësishme, përfshirë edhe dosjen “Hajdari”.
Mësohet se Ministria e Drejtësisë ka garantuar rihapjen e dosjes për Izet Haxhinë, ndërsa ky i fundit ka zgjedhur si avokat Fran Dashin, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.
Diskutime rreth kësaj post