Izet Haxhiaj do të ekstradohet në Shqipëri. Gjykata e Lartë turke ka lejuar ekstradiminin e Izet Haxhisë në Shqipëri.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Haxhiaj teksa tha se “Sot jam njohur me vendimin e gjykatës”. Tani i takon Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë të vendosë kohën e ekQstradimit.
Ish-truproja e Berishës, Haxhiaj është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë që nuk e ka pranuar asnjëherë.
Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin deri tani.
Kur erdhi ne pushtet ne vitin 2005, Berisha kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit. Por vetëm sot Gjykata turke vendosi që të lejonte ekstradimin e shtetasit Izet Haxhia drejt Shqipërisë.
I akuzuari për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari ka folur pas publikimit të lajmit për ekstradimin e tij në Shqipëri. Izet Haxhia ka pohuar vërtetësinë e lajmit duke ironizuar edhe me deklaratat e politikës shqiptare për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’.
“Po është e vërtetë. Sot është marrë vendimi nga gjykata e lartë turke për ekstradimin tim në Shqipëri. Tani si duket pas 12 vjetësh u ra ndërmend për ekstradimin tim. Si duket me përkujdesjen e qeverisë shqiptare e cila pasi arrestoi gjithë peshqit e mëdhenj me erdhi radha edhe mua”, deklaroi Haxhia.
Diskutime rreth kësaj post