Lideri i Iniciativës qytetare serbe Oliver Ivanoviç është dërguar në burg. Ai deri tani ishte në arrest shtëpiak ndonëse është dënuar me nëntë vjet burg nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
Ivanoviç është dënuar me akuzën për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë.
Dërgimin e Ivanoviçit në burg e ka konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, avokati i Nebojsha Vllajiq. Nesër në Mitrovicë do të mbahet një protestë kundër dënimit të Ivanoviçit.
Mbrojtja e Ivanoviçit ka paralajmëruar se ndaj vendimit të gjykatës do të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Diskutime rreth kësaj post