Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov morri sot vendimin për heqjen e faljes ndaj 22 personaliteteve politike.
“Në pajtim me ligjin për amnisti, mora vendimin për tërheqje të faljes nga ndjekja pa zbatim të procedurës për personat e ekspozuar politikisht”, theksoi Ivanov sot në një fjalim nga pallati presidencial.
Më datë 12 prill të vitit 2016, presidenti Ivanov amnistoi gjithsej 56 persona duke theksuar se këtë vendim e kishte ndërmarrë në interes të vendit për t’i dhënë fund krizës politike që ka pushtuar Maqedoninë prej disa muajsh.
Diskutime rreth kësaj post