Kledi është zgjedhur nga banorët si konkurenti i preferuar dhe për këtë pati edhe një surprizë nga “Vëllai i Madh”. Për të ishte përgatitur një darkë, për të cilën Kledi nuk duhej të bënte asgjë tjetër veçse të zgjidhte partneren.
Ai zgjodhi Beatrix me të cilën doli në një takim shumë të bukur dhe emocionues.
Patjerër që pas takimit të dy kanë marrë shumë pyetje nga banorët të cilët janë munduar të zbulojnë nëse kanë pëlqim apo ndjenja për njëri-tjetrin.
Beatrixa u tregua shumë e prerë duke treguar se nuk e pëlqen Kledin, por ky i fundit konfirmoi të kundërtën.
Kledi u shpreh se ka një pëlqim për të.
“Është sipmatike, e pëlqej. Duhet të njihem pak më shumë. Do ja le kohës. Thjesht ndodhi. Më pëlqen dhe kaq.
Por Kledi nuk është beqar, e dashura e tij doli së fundmi në “Shqipëria Live” ku tregoi se prej 6 vitesh janë në një lidhje dhe foli me superlativa për të dashurin e saj.
Por pas këtyre ngjarjeve të fundit, vështir se Khaoula Selmi vazhdon të këtë të njëjtin qëndrim.
Diskutime rreth kësaj post