Seksioni i Posaçëm në Prokurorinë e Tiranës, ka nisur hetimet për origjinën e parave të ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi, të cilës i’u grabitën 120 mijë euro, para dhe bizhuteri në banesën që kishte marrë me qira në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.
Sipas burimeve për News 24, çështja po hetohet nga prokurorja Mirela Zavalani, për të zbuluar më shumë mbi burimin e të ardhurave t ëish-zyrtares.
Kujtojmë se Klosi ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, pasi ka kuptuar që paratë i mungonin në banesë.
Autorë të ngjarjes dyshohet të jenë Rozeta Dobi, që këshilltarja e kishte punësuar si pastruese, dhe djali i saj Havier Dobi, të cilët me paratë e grabitura bënin jetë luksi e blinin makina luksoze.
Mësohet se ajo kishte vjedhur paratë në kohë të ndryshme, që dyshohet se ishte një mekanizëm për të mos rënë në sy.
Ditën që hynë në banesën e Alda Klosit, nënë e bir pasi morën shumën e konsiderueshme të parave bënë rrëmujë banesën për t’u dukur sikur ishte një grabitje nga persona të tjerë.
Në banesë dyshohet se ajo ka hyrë përmes një kopje të çelësit, që Alda Klosi i kishte dhënë për të hyrë për të pastruar banesën.
Kjo skemë ndiqej nga pastruesja dhe për rastet të tjera, pasi për të ka të paktën 5 denoncime të tjera. Në total 49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur një shumë prej 700 mijë euro.
Diskutime rreth kësaj post