Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochardt ndaj protestuesve të Unazës së re, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike.
Lulzim Basha nuk i ka dhënë atij as dorën ditën e djeshme teksa priti një delegacion të OSBE-së.
Pavarësisht se ambasadori shkoi bashkë me delegacionin dhe sekretarin e Përgjithshëm të misionit, Thomas Greminger në zyrën e Bashës, kryetari i PD vazhdon t’i mbajë qëndrim Borchardit.
Mediat filmuan momentin kur delegacioni u përshëndet me Bashën në dalje të selisë blu, dhe kryetari i PD i takon të gjithë me radhë përveç Borchardit.
Fytyra e ambasadorit që i vete nga pas Bashës teksa pret që ky i fundit t’a takojë, është një episod më vete, por s’ka nevojë për shumë koment.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post