Ditën e sotme, një tjetër pedofil është arrestuar nga sektori i krimit kibernetik në Tiranë. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë 27-vjeçari Bernard Çullhaj.
Krimi Kibernetik, pas një denoncimi, ka arritur që të arrestojë të riun, i cili përmes rrjeteve sociale shantazhonte vajza të mitura, në mënyrë që këto të fundit t’i dërgonin foto dhe video intime.
Në momentin që policia ka arrestuar 27-vjeçarin, në celularin e tij kanë gjetur materiale të shumta p*rn*gr*fike me vajza të mitura, vajza që ishin viktima të dh*nës dhe kërcënimeve të të riut.
Madje në një bisedë, Berndard Çullhaj, i kërkon të miturës foto intime, e ndërsa kjo e fundit i përgjigjet duke i thënë se do të vrasë veten.
Viktimat e tij ishin kryersisht vajzat e mitura nga 14 deri në 15- vjeçe.
Krimi Kibernetik, ka zbuluar se Çullhaj, kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie s*ksuale me të.
Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.
Por nga fotot dhe videot e gjetura në celularin e tij, grupi hetimor ka dyshime se viktimat janë më të shumta në numër.
I riu është marrë në pyetje nga policia, ku fillimisht ka thënë se nuk e dinte që vazjat ishin të mitura, e ndërsa më pas ka pranuar fajin, duke u justifikuar se po bënte shaka me të miturat.
Ndërkohë, policia ka mbledhur të gjitha materialet e gjetura si mesazhe kërcënuese, video dhe foto të vazjave të mitura, prova që priten të hedhin më shumë dritë në hetimet në lidhje me 27-vjeçarin.
Diskutime rreth kësaj post