Deputeti Edmond Spaho i është bashkuar ‘Foltores’ së Berishës, Ai deklaroi sot për MCN se mbështet foltoret e Berishës si e vetmja mundësi për të nxjerrë Partinë Demokratike nga gjendja katastrofike ku është futur.
Ndër të tjera Spaho tha se kuvendi do mbahet për aq kohë sa ekziston një vullnet i tillë dhe duke thënë se Kuvendi është organi më i lartë dhe se Basha nuk ka forcë për ta ndaluar atë.
“Lëvizja që ka ndërmarrë Berisha për foltoren e kam konsideruar si tërmet por gjendja në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është katastrofike dhe ka ardhur për një periudhë të gjatë kohore sidomos pas 2017 dhe pas djegies së mandateve ku kam konstatuar se vendimet merren në mënyrë të njëanshme pa u konsultuar.
Vendimet merren dhe lihen përgjysmë rrugës. Dhe pastaj dalim te qytetarët të zhveshur politikisht dhe me besim të cenuar. Ndoshta programi i foltores e tregon qartë se objektivi nuk është të zgjidhim problemet personale të Berishës sepse ato i ka çuar në gjykatë, por ai ka premtuar reforma brenda partisë që mund ta demokratizojnë atë dhe të humbin nga tradita që humbësit e zgjedhjeve nuk japim dorëheqjen. Zgjedhja e atyre që konkurrojnë do bëhet me primare, të garantojmë se në PD do ketë frymë sepse debati, konkurrenca brenda radhëve çon në merita dhe zgjedhjen e njerëzve më të mirë për të drejtuar.
Kuvendi do mbahet sa kohë që një shumicë ka një vullnet do mbahet. Ende nuk ka një datë por duhet të keni parasysh se në statut thuhet se kuvendi është organi më i lartë nuk është as kryetari as ndonjë tjetër dhe Basha nuk mund ta ndalojë atë.”, tha Spaho.
I pyetur se cila do të jetë pozita e një force politike kur në krye të saj vendoset një person i shpallur non grata, Spaho tha se, “Mendoj se marrëdhëniet me SHBA janë thelbësore sepse është aleati më i ngushtë dhe për rrjedhojë duhet të pozicionohemi nga interesat e vendit. Me Berishën marrëdhëniet me SHBA kanë lulëzuar më shumë se kurrë.
Zbulimet që bëhen zakonisht në provincë për përkeqësim të marrëdhënieve i shoh të pabaza. PD është krijuar si pro amerikane ka jetuar në 30 vite si pro-amerikane dhe do vazhdoj të jetë e tillë. Nëse këto shërbejnë si pretekse nga kryetari aktual i PD, kjo është e dëmshme për PD të dalësh me teza të tilla. Ne jemi anti-amrikanët? Po Basha që braktisi reformën në drejtësi, pse hyri në çadër kur amerikanët i thoshin jo”., tha Spaho.
Diskutime rreth kësaj post