Italianët që përdorin anglisht dhe fjalë të tjera të huaja në komunikimin zyrtar, mund të përballen me gjoba deri në 100 000 euro, sipas një ligji të ri të prezantuar nga partia Vëllezërit e Italisë të kryeministres, Giorgia Meloni.
Fabio Rampelli, deputet i Dhomës së Ulët të Deputetëve, prezantoi ligjin e mbështetur nga kryeministrja.
Ndërsa ligji mbulon të gjitha gjuhët e huaja, ai synon në mënyrë specifike “anglomaninë” ose përdorimin e fjalëve angleze, për të cilat drafti thotë “përçmojnë” gjuhën italiane, duke shtuar se është më keq sepse Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-së.
Projektligji, i cili ende nuk është debatuar në parlament, kërkon që kushdo që mban një pozicion në administratën publike të ketë “njohje të mirëfilltë të gjuhës italiane”.
Ai gjithashtu, ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentacionin zyrtar, duke përfshirë “akronimet dhe titujt” e roleve të punës në kompanitë që operojnë në vend.
Subjektet e huaja do të duhet të kenë botime të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës në italisht, sipas një projektligji.
Diskutime rreth kësaj post