Gati krejt territori italian gjendet nën ndikimin e masës së fuqishme ajrore me presion të ulët atmosferik apo ciklonit që u krijua në Gjirin e Gjenovës. Kjo shihet edhe në foto për presionin atomsferik dhe po ashtu shihet se presioni atmosferik ka filluar të bie edhe në Ballkan që është shenjë e fillimit të shtrirjes së ciklonit drejt Ballkanit.
Cikloni do të rrugëtojë drejt jugut të Italisë dhe do të stacionohet atje duke sjellë porcione të shpeshta shiu në drejtim të vendeve tona. Në anën tjetër nga verilindja e Kontinentit do të fillojë depërtimi i masës së ftohtë ajrore e cila pritet të kushtëzojë ulje të ndjeshme të temperaturave.
Verës së vonshme “indiane” po i vjen fundi definitivisht dhe para nesh një periudhë me mot të vërtetë vjeshtor, madje nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe ndonjë episode të hershëm dimëror./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post