Vijon procesi i riatdhesimit të emigrantëve edhe në Itali. Lombardia (3,765) dhe Puglia (4,375) janë edhe rajonet më me shumë riatdhesime të emigrantëve të parregullt.
Ndjekur më pas nga Lacio (2,174), Siçilia (1,593) dhe Piemonte (1,436).
Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti publikoi raportin me të dhënat e dëbimit të emigrantëve. Deri tani në Itali janë gjurmuar 39 634 emigrantë të parregullt, 15 për qind më shumë se në vitin 2016.
Ndërkohë, u larguan dhe u kthyen në vendet e origjinës 17 405 mijë emigrantë.
Pavarësisht thashethemeve të shumta politike, kontrasti me parregullsitë është në rritje, shkruan “Scan”.
Nga raporti, vendi ynë mban edhe numrin më të lartë të emigrantëve të cilët pritet të riatdhesohen (7 502), ndjekur nga Tunizia (1 660), Maroku (995) dhe Moldavia (686). Marrëveshjet me shtetet përkatëse janë vendimtare.
Hendeku midis kthimit dhe qëndrimit të emigrantëve pa leje qëndrimi shpjegohet nga vështirësitë e procedurave të identifikimit.
Diskutime rreth kësaj post