Kryeministri Rama njoftoi njohjen e patentave shqiptare në Itali, gjë të cilën ai e përmendi gjatë një vizite të fundit në fqinjin tej Adriatikut, realizuar për tjetër motiv.
“Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët udhëtojnë dhe t’i japin makinës pa probleme”, tha Rama gjatë një takimi në Pulja me ministrin e Jashtëm Di Miao.
Dhe sot, kreu i qeverisë shqiptare njofton: “Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund!
Faleminderit Luigi di Maio dhe të gjithëve që punuat për të arritur deri aty”, shkruan Rama, duke paralajmëruar tjetër synim:
“Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, qytetarët t jashtëzakonshëm që nderojnë miqësinë dhe vëllazërinë shqiptaro-italiane që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane për kaq shumë vite”, ka shkruar Rama mes tjerash.
Diskutime rreth kësaj post