Dështimi i Italisë për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar, bëri jehonë në të gjithë mediat e mundshme, pasi ata ishin shpallur dhe kampione të Europës.
Tashmë flitet se Italia e ka ende një shans të fundit dhe këtë gjë e bënë të ditur gazetari Giulio Mola.
“Informacioni erdhi natën. FIFA po mendon shumë seriozisht të përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës në Katar, pas dhunës ndaj grave.
Të dielën do të vendoset! Në rast përjashtimi nga turneu, vendin e Iranit mund ta marrë Italia si kampione në fuqi e Europës”.
Duhet të presim deri të dielën për të kuptuar nëse ky informacion i gazetarit Mola do të jetë i vërtetë.
Diskutime rreth kësaj post