Autoritetet italiane marrin një tjetër vendim për Shqipërinë pas rritjes së rasteve të personave të infektuar me Covid-19. Pak orë më parë rajoni i Umbrias ka vendosur kryerjen e tamponeve molekularë për çdo pasagjerë që mbërrijnë nga Shqipëria.
Kujtojmë se javë më parë, rajoni i Toskanës autorizoi kryerjen e testimeve serelogjike Covid në aeroportet e Pizës e Firenzes për pasegjerët që vinin nga Shqipëria.
Një ditë më parë, të gjithë pasagjerët që kanë mbërritur nga Tirana në aeroportin San Francesco D’Assisi në qytetin e San Egidio në Umbria, iu janë kryer testimet molekulare, për të analizuar nëse janë apo jo mbartës të virusit Covid 19.
Diskutime rreth kësaj post