Italia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit vetëm pesë viktima me koronavirus. Kjo është një shifër më e ulët nëse e krahasojmë me numrin e të vdekurve në Shqipëri, ku vdiqën gjashtë pacientë.
Ndërsa rastet e reja në shtetin fqinj janë 275, pak më shumë se dje kur ishin 252. Për të dytën ditë radhazi, në Lombardi nuk ka asnjë viktimë.
Kurse Tirana është kthyer në ‘kryeqytetin e virusit’. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima. Edhe numri i rasteve brenda 24 orësh në Tiranë është diçka më pak se në Lombardi, por numri i banorëve atje është disafish.
Në Itali rezulton se në 24 orët e fundit një person del pozitiv për 102 testime. Atje janë bërë 28 mijë testime.
Kurse në Shqipëri rezulton se një person del pozitiv për 4.5 testime. Këtu janë bërë 304 testime.
Diskutime rreth kësaj post