Një prodhim prestigjoz mbi Skënderbeu dhe jetën e heroit kombëtar shqiptar pritet të “pushtojë” kinematë botërore.
Ai po realizohet nga regjisorin italian Steven Renso, i cili ka vendosur t’ia besoj rolin e Skënderbeut aktorit shqiptar Rimi Beqiri.
Ky film pason filmin tjetër për Skënderbeun që ishte realizuar nga një produksion rus në vitin 1953.
Po Beqiri thotë se nëse do të duhej të realizohej një film i madh mbi këtë figurë të rëndësishme shqiptare, atëherë do të duhej ti besohej ndonjë produksioni të madh hollivudian.
Në një intervistë për “KultPlus ai ka treguar të thënat e të pathënat mbi “Kastriota”, filmi i fundit mbi figurën e Skënderbeut.
Filmi është i metrazhit të shkurtë dhe është produksion italian, na tregoni më shumë si erdhi deri te realizimi i filmit?
Regjisori Steven Renso, i fejuar me një vajzë nga anët e mia, pra Tirana, duke vajtur shpesh herë dhe duke vizituar shpesh herë Tiranën, është mahnitur me figurën e heroit tonë, aty pastaj është informuar disi më tepër nga të gjitha anët derisa arriti më në fund vendimit që të xhiroj një film, dhe pse mos duke rrezikuar shumë, por është edhe mahnitur vetëm për të treguar një pjesë të jetës së heroit tonë me një pikëpamje artistike të tij personale.
Tashmë sapo është publikuar traileri i filmit, po për rrugëtimin e këtij projekti jeni në dijeni se si do të shkojë, kur dhe ku do të shfaqet?
Mendoj se njëherë filmi si shumë filma të tjerë me metrazh të shkurtër do marri rrugën nëpër festivale të ndryshme, si në vendin tonë ashtu dhe jashtë, dhe shpresojmë që të arrijë sa më lartë.
Ku është xhiruar filmi?
E kemi xhiruar në një nga malet e “Dossenas” 1200 metra lartësi me -5 gradë ftohtë, që ndodhet në një provincë të Bergamos.
Në bazë të trailerit, shihen edhe kostume të vecanta në këtë projekt, sa të kanë dhënë emocione këto pamje?
Ah kostumet janë shumë të bukura dhe pse nuk janë njëlloj fare si të asaj kohe por shumë emocionuese, sepse këto lloj kostumesh të shtojnë andrenalinën e duhur dhe të bëjnë të mendosh si në atë kohë, të ndihmojnë të hysh në rol sa më shpejt dhe të mbash përgjegjësinë e atij personazhi deri në fund…në këtë rast të Skënderbeut modern.
Diskutime rreth kësaj post