Italia ka dëbuar dy shqiptarë të dyshuar për lidhje me luftëtarët e ISIS-it.
Sipas mediave italiane, pas kontrollit të detajuar të profileve të tyre në rrjetet sociale, u zbulua se shqiptarët kishin publikuar materiale antiperëndimore dhe antisemite edhe në përputhje me atentatet e bëra në Evropë, për të cilët përgjegjësia është marrë përsipër nga grupi i terrorit ISIS.
Në faqet e tyre në Facebook të dy shqiptarët e përzënë kanë publikuar foto të tyre me armë në duar, shkruan “Il Quotidiano Italiano”.
Mësohet se dy shqiptarët u shoqëruan nga policia në një anije të nisur nga Bari dhe iu dorëzuan autoriteteve shqiptare të antiterrorizmit.
Sakaq në këtë video jepet i detajuar aktiviteti i dy shqiptarëve në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post