“Guardia di Finanza” italiane ka sekuestruar rreth 350 kg marijuanë gjatë kësaj të marte, në rrethinat e Monopolit, në Bari të Italisë. Nëse sasia e drogës do të shitej në treg, ajo do të kapte vlerën e rreth një milion eurove.
Veç sasisë së lëndës narkotike, sipas asaj që bëjnë të ditur mediet italiane janë sekuestruar edhe një furgon, i përdorur për transportimin e substancës narkotike, si dhe një gomone e fuqishme për distanca oqeanike, e modifikuar me dy motorë të jashtëm prej 300 kuajsh fuqi secili, i përdorur me të gjitha gjasat për transportin e drogës në aksin Shqipëri-Pulja.
Drejtuesi i furgonit, në të cilën ishte ngarkuar sasia e drogës, e që me gjasa pritej të shitej gjatë kësaj periudhe festash, ka mundur të arratiset në këmbë, duke zhdukur gjurmët e tij.
Diskutime rreth kësaj post