Aksionet e insitucionit të tretë më të madh bankar në Itali, Monte dei Paschi di Siena, ranë një ditë më parë në nivele rekord për shkak të shqetësimeve se grumbullimi i fondeve të shpetimit mund të dështonte.
Shpresat ishin që investitorë nga Katari të injektonin në këtë bankë 1 miliard euro përmes një fondi shtetëror. Por kjo duket se nuk do të ndodhë dhe drita në fund të tunelit tani mendohet se mund të vijë nga investitorët institucionalë, të cilët brenda ditës së sotme duhet të blejnë aksione të reja.
Investitorët e vegjël dhe ata që janë klientë të bankës nuk kanë më të drejtën ta bëjnë një gjë të tillë. Parlamenti italian i dha një ditë më parë dritën e gjelbër një pakete të mundshme shpëtimi për bankat me vlerë deri në 20 miliardë euro.
“Senati dhe Dhoma e Deputetëve miratuan kërkesën përkatëse të qeverisë për të ndihmuar sistemin bankar që të konsolidohet dhe të zhvillohet”, deklaroi ministri i Financave, Pier Carlo Padoan.
Vota pro në të dyja dhomat e Parlamentit tani i hap rrugë një veprimi të qeverisë për shpëtimin e institucioneve në rrezik. Gjendja e Monte dei Paschi di Siena është edhe më kritike nga sa mendohej.
Paratë që banka ka në dispozicion mjaftojnë vetëm për katër muaj. Kreditë e këqia të bankave italiane në tërësi prekin shumën e 360 miliardë eurove.
Diskutime rreth kësaj post