Senati italian aprovoi përfundimisht në kohë rekord ligjin e buxhetit me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim, ligji që përfshin edhe kthimin në shtëpi të kompanive “call center”.
Ishte ky hapi që kreu i shtetit i pati kërkuar Matteo Renzit përpara se të linte postin e kryeministrit.
Sikurse ndodh pas çdo krize të tillë, kanë filluar të qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar qeverinë e re, që nga ministrat e shumëbesuar të Renzit, si ai i Ekonomisë PierCarlo Padoan, ai i Infrastrukturave Graziano Delrio, shefi i diplomacisë Paolo Gentiloni, deri tek kryetari aktual i Senatit Pietro Grasso, apo ajo e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini.
Por përtej kandidatëve, nyja mbetet nëse do të vendoset krijimi i një qeverie të ashtuquajtur “përgjegjësi kombëtare”, duke përfshirë edhe opozitën, apo do të preferohet varianti i zgjedhjeve të menjëhershme.
Një preferencë do të dalë me siguri pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike të drejtuar po nga Renzi. Parti, që do të përballet me probleme dhe tensione të brendshme tepër të forta.
Renzi nuk është dakort me organizimin e një kongresi në janar dhe me sa dihet ai nuk ka ndër mend të lërë postin e kryetarit të partisë.
Diskutime rreth kësaj post