Dy varka me emigrantë u mbytën në brigjet e Lampedusës, Itali, ndërsa flitet për mbi 30 të zhdukur, ku rojet bregdetare kanë arritur të rikuperojnë dhe trupin e pajetë të një gruaje dhe një fëmije vetëm 1-vjeç e gjysëm.
Varka e parë kishte në bord 48 emigrantë, 45 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen dhe sipas dëshmive që ata i kanë treguar policisë, 3 persona janë të zhdukur nga kjo varkë, ndërkohë në varkën e dytë mendohet se kanë qenë 42 persona, 14 prej të cilëve kanë arritur të shpëtohen.
Varka e parë me 48 persona në bord ishte nisur nga porti i Sfax, 270 km në jug të Tunisit kryeqyteti i Tunizisë.
Mendohet se është mbytur disa orë para se rojet bregdetare t’i shkonin në ndihmë anijes, e cila gjendej rreth 23 milje në jugperëndim të Lampedusës.
Të mbijetuarit treguan për tre persona të zhdukur: Një grua dhe dy burra. 14 të mbijetuarit e varkës së dytë, e cila gjithashtu lundroi nga Sfax të enjten e kaluar, pretenduan se në varkë kishin qenë 42 prej tyre, ndaj 28 mungojnë në apel.
Diskutime rreth kësaj post