Policia e Antiterrorit e qytetit të Breshas në Itali ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes shtetasin 24-vjeçar nga Kosova, Gafurr Dibrani, me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe përhapjes së propagandës xhihadiste.
Dibrani akuzohet se ka nxitur edhe djalin e tij të vogël drejt veprave të terrorizmit. Ai është lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe ka qenë prej shumë vitesh rezident në komunën e Fieses. Sipas medieve lokale në Bresha, Dibrani ka postuar në rrjetet sociale mesazhe që bëjnë thirrje për luftë xhihadiste.
“Merre dorën time dhe shkojmë në xhihad”, ka qenë një nga postimet e 24-vjeçarit kosovar. Ai ka postuar edhe video, që tregojnë solidaritet me persona të burgosur për vepra të terrorizmit, apo duke himnizuar luftën terroriste, madje edhe të minorenëve.
Diskutime rreth kësaj post