Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Berlinit, që po zhvillohet sot virtualisht, ku të pranishëm janë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Deklarata e Ramës:
“Faleminderit shumë Angela. Do të doja që të të falenderoja sinqerisht që keni iniciuar dhe jeni angazhuar në këtë proces. E di që s’të pëlqejnë lavdatat. Por mendoj se procesi që keni nisur ka qenë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që Bashkimi Europian po vret. Flakën e shpresës tek e ardhmja. Thënë këto, mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi më shumë autorësi në proces. Është e rëndësishme që procesi të kombinohet me përpjekjet e shtuara të Komisionit bazuar në planin e ri ekonomik dhe të investimeve.
Sigurisht është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit të rajonit që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së. Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE janë duke e ndërlikuar rrugën tonë në Be dhe po luajnë rolin e kundërt. Gjithsesi, siç do të thoshte edhe legjendari Donald Trump: Është ajo që është! (It is what it is!) Kështu na duhet të ecim para me ato që kemi dhe mendojmë se procesi i Berlinit dhe ajo që është nxjerrë prej tij është shylla më e fortë e shpresës për të ardhmen”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post