Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, nga Panairi i Librit ka dhënë një mesazh për lexuesit, teksa i quajti si pjesa më e bukur e letërsisë.
Në fjalën e shkurtër të mbajtur para mediave, shkrimtari e ka nisur me jë batutë, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.
“Lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë, ne shkruajmë për ju”, u shpreh Kadare.
“Mirëdita. Vetëm një fjalë… hajde gjeje vetëm një fjalë, është shumë e vështirë, është e pamundur zoti botues. Ju përqafoj të gjithëve, lexuesit janë pjesa më e bukur e letërsisë, ne shkruajmë për ju, ne kemi mendjen tek ju, ne duam të dimë çfarë mendoni ju a na pëlqeni a s’na pëlqeni, apo thoni ‘mjaft se këtë që thotë ky e kemi dëgjuar njëherë’. Ju uroj gjithë të mirat”, tha shkrimtari Kadare.
Diskutime rreth kësaj post