Ishin zhvendosur në Francë prej shumë vitesh Ismail dhe Helena Kadare, mirëpo më në fund po rikthehen sërish në vendlindje. Lajmin e ka bërë me dije vetë autorja dhe përkthyesja e njohur e cila ishte e ftuar në një takim kushtuar letërsisë dhe turizmit në Durrës. Helena u shpreh se ata janë rikthyer përgjithmonë në Shqipëri, duke lënë pas Parisin.
E lodhur nga jeta në Paris, i cili humbi shkëlqimin prej kufizimeve të pandemisë, autorja tregoi se tashmë e ndan jetën mes Tiranës dhe Durrësit. Qytetin bregdetar e ka zgjedhur si vendstrehim pikërisht në këto ditë vape përvëluese.
Njoftimi i Kadaresë:
‘Vitet e fundit më duket se po kalojnë me shumë shpejtësi. 1 vit po të ketë kalur më duket si një muaj. Me Ismailin kemi jetuar në Qerret, pa kontakte pa asnjë takim gjatë pandemisë. Ishim në Francë, para tre javësh, mblodha librat. U kthyem përfundimisht këtu. Me shumë guxim.’– është shprehur Helena Kadare.
Diskutime rreth kësaj post