Mbrëmja e djeshme në “Dancing With The Stars”, ka rezervuar emocione dhe rrëfime të ndjera nga konkurrentët pjesëmarrës, ku ata kishin ftuar personin e tyre të zemrës për të kërcyer.
Në këtë atmosferë “VIP-at” edhe rrëfyen histori të tyre familjare.
Një nga rrëfimet më emocionues të mbrëmjes, ishte edhe ai i Isli Islamit, i cili për herë të parë ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së tij.
Mes emocionesh, konkurrenti ka treguar se prindërit e tij janë të mdare dhe kjo ka ardhur pas shumë vitesh keqtrajtime ndaj nënës së tij, ndërsa vetë Isli ka qenë dëshmitar i kësaj.
Më tej Islami shtoi se ndarja prindërve ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte, pas shumë vuajtjesh të nënës së tij.
Kjo e fundit sot ndodhet jashtë Shqipërisë për të jetuar.
Po ashtu, moderatori tregoi se e admiron mënyrën se si e ëma ka arritur t’ia dalë pas gjithë atyre vuajtjeve.
Në të ardhmen Isli tha se dëshiron që këto që ka mësuar nga nëna, t’ja transmetojë fëmijëve të tij, ndërsa në fund të rrëfimit dha mesazhin:
“Falini njerëzit që ju kanë bërë të këqija, ata që ju kanë shkaktuar sepse nuk ka asgjë më të bukur se të falësh”.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, Isli Islami kishte zgjedhur kolegen e tij për shumë vite për të kërcyer në skenën e “Dancing With The Stars” Ori Nebijajn.
Diskutime rreth kësaj post