Organizata terroriste ISIS ka paralajmëruar se do të sulmojë së shpejti Romën dhe këtë njoftim ata e kanë bërë në një poster në internet që tregon ujkun me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.
Një kërcënim i frikshëm i postuar nga mbështetësit e grupit terrorist thotë: “Festa e Kryqtarëve po afrohet, tregoji atyre kuptimin e terrorizmit”, përcjell Albeu.com.
Grupi i mediave pro ISIS, Wafa ka postuar një fotografi të një xhihadisti që përballet me Bazilikën Papale, së bashku me një mesazh që u bën thirrje ekstremistëve: “Mos e mbani gjakun tuaj, shpërblimi është parajsë”.
Diskutime rreth kësaj post