Të ardhurat e shtetit islamik kanë zbritur 30% në 9 muaj. Si rrjedhojë, Daesh rrit aktualisht taksat në shërbimet bazë dhe kërkon mënyra të reja për t’i marrë popullit para.
Të ardhurat e grupit xhihadist “Shteti Islamik” kanë zbritur në rreth 30% vitin e kaluar, gjë që ka detyruar organizatën terroriste për të vënë taksa të reja në territoret që ajo kontrollon. Një prej tyre është taksa për “riparimin e antenave parabolike”, sipas një studimi.
“Në mars të vitit 2016, të ardhurat mujore të Shtetit Islamik kanë rënë me 56 milion dollarë”, dklearoi kështu Ludivico Carlino, analisti kryesor i IHS Jane’s, instituti i specializuar që publikon rregullisht raporte të territoreve të donimuara nga ISIS.
Në maj të vitit 2015, të ardhurat mujore të ISIS arrinin 80 milion dollarë (71 milion euro).
Nga vjen paraja e ISIS ?
Gjysma e parave që mbledh Shteti Islamik janë nga taksat, dhe nga konfiskimi i pasurisë së biznesve, sipas raportit. Nafta aktualisht sjell rreth 43% tË të hyrave në total dhe të ardhurat tjera vijnë nga trafiku i drogës, shitja e rrymës elektrike dhe donatorëve.
Sipas institutit IHS, Shteti Islamik ka humbur tanimë afërsisht 22% të territorit gjatë 15 muajve të fundit dhe bën ligj vetëm për 6 milion persona në total, kundrejt 9 milionëve më parë.
Gjithmonë sipas këtij raporti, grupi terrorist tashmë ka shtuar edhe gjobitjet për ata që nuk i përgjigjen mire pyetjeve rreth Kuranit, poashtu dhe mundësinë e të paguarit “cash”, për të evituar dënimet trupore sipas Sheriatit). / Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post