Kalifati islamik gjithnjë e më shumë po dobësohet. Kjo gjë ka detyruar drejtuesit e ISIS të rekrutojnë sa më shumë fëmijë dhe ti detyrojnë ata që ti bashkëngjiten frontit luftarak, transmeton Lajme.al nga gazetarë ndërkombëtarë që raportojnë drejtpërdrejtë nga Siria.
Pas shumë të vdekurve nga bombardimet e koalicionit dhe Rusisë, humbjet në terren nga milicia kurde apo ushtria e Asadit në Siri dhe ushtrinë shiite, kanë bërë që nga rradhët e ISIS të ketë shumë dezertorë përshkak të grindjeve serioze të brendshme që po i jetojnë xhihadistët.
Prandaj, për të mbushur këtë boshllëk që po e çon ISIS drejt shkatërrimit dhe pas dështimeve për të koordinuar sulme të tjera terroriste në botën perëndimore, këto rrethana kanë detyruar ISIS që të përforcojë rradhët e veta duke rekrutuar sa më shumë fëmijë.
Ndërtesat në të cilat janë të strehuara gjykatat islamike dhe Bejt el-Mal (shtëpia e pasurisë), kanë qenë cak i bombardimeve dhe sulmeve të ndryshme. Bombardimet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar një humbje të madhe financiare, që po shkakëtojnë pakënaqësi të mëdha në rradhët e organizatës terroriste, gradualisht po e çon Kalifatin e vetëshpallur drejtë shuarjes.
Diskutime rreth kësaj post