Analisti Frrok Çupi i ftuar në emisionin ‘Breaking’ komentoi sjelljen e Presidenti Meta ditën e sotme. Ai u shpreh se “presidenti u bë qengj sot”.
“Edhe dje nuk ishte fare ujk, pardje ishte. Sot nuk ka dhunë. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kishin neutralizuar presidentin dhe bandat e partive të opozitës, Bashën dhe Saliun, sot ishte parashikuar si ditë dhune”, – tha Çupi.
Më pas Çupi komentoi edhe deklaratat që ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka bëtë gjatë fushatës elektorale dhe ditën e sotme.
Sipas tij, Kim nuk flet në emrin e vet, por të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“SHBA ka qenë dhe është një aleat i Shqipërisë. I kemi prezent dhe mburojë të paqes sonë që nga viti 1991.Shqipëria është një pikë interesante gjeopolitike. Është një komb me kualitete te larta. Edhe pse ka qenë mes lindjes dhe perëndimit, gjithë kohës kombi shqiptar është orientuar drejt perëndimit”, – tha analisti i njohur.
Diskutime rreth kësaj post