“Për’puthen” duket se ka hapur dyer të tjera për ish-konkurrentët ndonëse është një program dashurie. Një prej tyre është edhe ndër vajzat më të përfolura të këtij viti, Antonela Berisha, e cila ndonëse nuk gjeti dot njeriun e zemrës, i janë ofruar shumë mundësi të tjera.
Pas përfundimit të “Për’puthen”, ajo u bë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”, që transmetohet në ekranin e “Top Channel” dhe i dedikohet kampionatit europian. Për disa javë me radhë Antonela zhvilloi intervista me spec me të ftuarit krah Ed Manushit dhe Alesia Bamit.
Pas europianit, emisioni u ndërpre për t’u kthyer në shtator jo si “Top Arena”, por si “Procesi Sportiv”. Mirëpo, Antonela nuk do jetë pjesë e programit më.
Në promon e publikuar së fundmi, në formacion të ekipit të prezantuesve dhe analistëve, Antonela mungon. Nuk dihet nëse ajo po planifikon të vij me ndonjë format tjetër por aventura në programin sportive kaq e pati.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post